Lajme

Forcat speciale ukrainase operacion krenarie në Krime

Marina dhe inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka ndërmarrë gjatë natës një operacion special ku njësi të tyre zbarkuan në Krimenë e pushtuar nga rusët.
Operacioni në fjalë është një dëshmi se forct ukrainase janë të afta të kryejnë operacione tokësore në atë gadishull, që u aneksua nga Moska në vitin 2014.
Përvec një deklarate për këtë operacion në aplikacionin Telegram u publikuan edhe pamjet ku duket një skaf që lëviz gjatë natës pranë një bregu. Sipas Drejtorisë ukrainase të inteligjencës mjeti ndali mes vendbanimeve të Olenivkas dhe Majak në perëndim të Krimesë.
Në deklaratë pretendohet se njësitë special kishin përmbushur synimet e misionit të tyre dhe kishin shkaktuar viktima tek armiku, por ndërkohë nuk u dhanë detaje për qëllimet e misionit në fjalë.
“Flamuri i shtetit u valëvit sërish në Krimenë ukrainase”, theksohet në deklaratë, por pa dhënë detaje të mëtejshme.