Malësori, këngëtari i hitit “Kthehuni” është bërë baba i dy fëmijëve njëherësh.
Binjakët, vajzë dhe djalë, të ardhur në jetë pas shumë vitesh pritje, kanë sjell shumë gëzim në jetën e këngëtarit dhe bashkëshortes së tij.
Malësori, që vjen nga Mali i Zi, jeton dhe vepron në Kosovë prej shumë vitesh.
Sonte këngëtari ka bërë një shëtitje në sheshet e Prishtinës bashkë me fëmijët, shkruan “Kosovarja”.