LifeStyle

Si ta kuptoni se po përdorni shumë detergjent gjatë larjes së rrobave

Padyshim që shpeshherë keni pritur diçka të butë dhe delikate kur i keni larë teshat në rrobalarës, por keni gjetur një grumbull pëlhure të ashpër që është shumë e fortë dhe e pakëndshme për t’u veshur.

Shanset janë që po përdorni shumë detergjent rrobash. Edhe pse detergjenti do t’i heqë papastërtitë dhe njollat, sërish do të krijojë një problem të ri në fund.

Gjegjësisht, mbetjet e detergjentit që nuk janë shpëlarë mirë do të bëjnë që rrobat të jenë të vrazhda në prekje dhe gërvishtin kur vishen.

Detergjenti i tepërt do të krijojë shumë shkumë në makinë, e cila do të bëjë që pjesët e rrobave të ‘ngjiten’ me njëra-tjetrën, kështu që ato nuk do të lahen mirë.

Sasia e detergjentit që duhet të shtoni ndryshon midis markave, por mbani në mend se pjesa e pasme e shishes suaj mund të rekomandojë përdorimin e më shumë se dy lugë gjelle për larje.

Dy lugë janë të mjaftueshme për një makinë profesionale që mund të mbajë rreth 12 kilogramë rroba, ose një lugë detergjent për një makinë mesatare që mund të mbajë rreth 8 kilogramë rroba.

Disa prodhues e caktojnë sasinë e detergjentit në etiketë. Megjithatë, kini në mendje se ata po shesin një produkt dhe duan që ju të blini më shumë prej tij.