LifeStyle

Për të humbur peshë, duhet të hiqni dorë nga këto tre ushqime

Një nutricionist shpjegon se për të humbur peshë duhet të hiqni dorë nga tre ushqime specifike.

Sheqeri

Dr Mosley shpjegoi në podcastin e tij se ata që duan të humbin peshë duhet të reduktojnë ushqimet e ëmbla si ëmbëlsirat dhe drithërat e mëngjesit me sheqer.

“Hiqni menjëherë sheqerin, ëmbëlsirat, pijet e ëmbla. Kjo përfshin shumicën e drithërave të mëngjesit, të cilat zakonisht janë plot me sheqer, si dhe shumicën e smoothie-ve dhe lëngjeve të gatshme.”, theksoi doktori.

Karbohidratet me niseshte

Sipas Dr Mosley, ata që duan të humbin peshë duhet të “minimizojnë ose shmangin karbohidratet me niseshte, bukën, makaronat, patatet dhe orizin e bardhë”.

Në vend të kësaj, atyre u kërkohet të zëvendësojnë karbohidratet e rregullta me “drithëra integrale, të tilla si bollgur, thekra e plotë, elbi i plotë. Ai shpjegoi se orizi kaf është një opsion i mirë si edhe bishtajoret si thjerrëzat, fasulet dhe qiqrat.

Ushqimet e tepërta të përpunuara

Dr. Mosley paralajmëroi se për të humbur peshë duhet të përjashtohen patjetër ushqimet e përpunuara, të cilat jo vetëm që ju shëndoshin, por edhe janë shumë të pashëndetshme: “Ushqimet jashtëzakonisht të përpunuara përfshijnë burgers, patate të skuqura, pica, hot dog, ushqime të paketuara”./Albeu.com.