ShowBizzz

Prej Dua Lipës, Shqipëria renditet e para në Vogue si vend për t’u vizituar

Dua Lipa e ka kaluar verën në bregdetin shqiptar. Ajo ka udhëtuar edhe në Greqi dhe Ibiza, por në Shqipëri ka qëndruar më gjatë. Vogue ka shkruar një artikull për destinacionet e preferuara të Duas duke renditur të parën Shqipërinë.

Ja çfarë shkruan Vogue për Shqipërinë:

Dua Lipa nuk është vetëm një superstar i popit, por është edhe një eksploruese me përvojë. Nga limanet e Greqisë në plazhet e Xhamajkës, këtu janë disa nga destinacionet e saj të preferuara për të frymëzuar pushimet tuaja të ardhshme.

Shqipëria

TS Poll - Loading poll ...

Nga trashëgimia shqiptare, Dua Lipa pëlqen të shfrytëzojë sa më shumë verën në shtëpi. Një destinacion që thjesht pret të zbulohet, Shqipëria është e mbushur me plazhe sublime, shkëmbinj dhe fshatra tradicionalë, të gjitha këto mbeten relativisht të paprekura nga turizmi masiv.

Prej Dua Lipës, Shqipëria renditet e para në Vogue si vend