ShowBizzz

Për rastin me flamurin serb, reagon edhe nëna e Rita Orës

Rastin ku Rita Ora, e mbajti flamurin e Serbisë, gjatë një koncerti në Hungari, e ka komentuar edhe Vera Ora, nëna e yllit botëror të muzikës me prejardhje nga Kosova.

Ajo ka reaguar me një postim të shpërndarë në InstaStory.

“Rita Ora më fal të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoz. Mos u trullos”, ka shkruar ajo.

Gjesti i Rita Orës u komentua jashtëzakonisht shumë, megjithëse në një reagim, 32 vjeçarja theksoi se nuk ishte në dije për këtë, duke menduar se ishte flamuri hungarez.

Nga ana tjetër, shumë nga reagimet për këtë veprim kanë qenë pozitive, duke thënë se ka treguar kulturë e emancipim./teve1.info/