LifeStyle

Mërkuri në prapavijë po shkatërron gjithça? Mësoni çfarë NUK duhet të bëni këto ditë

Mërkuri është zyrtarisht në prapavijë, në shenjën e Virgjëreshës dhe kjo do të thotë që do të dalin ca probleme me komunikimin, njerëzit mund të rikthehen në jetën tënde, do të dërgosh ca mesazhe gabim dhe mund të të shtyhen/anulohen planet që lidhen me udhëtimin.

Prapavijat janë gjithnjë sfiduese, por ti mund t’i kalosh lehtë duke mos bërë këto veprime:

Qëndro larg nënshkrimit të kontratave, apo kredive.

Mos i shkruaj ish-it, për asnjë arsye!

Mos investo në pajisje elektronike, pasi me shumë gjasa, do të prishen, apo do të qëllojnë me defekt.

Mos ‘overthink’ shumë dhe mos vepro sipas mendimeve që s’janë fakte.

Mos e dërgo direkt mesazhin që ke shkruar. Kontrollo se kujt po ia dërgon dhe ç’ke shkruar.

Mos u bëj pre e provokimeve dhe nëse mundesh, shmangi debatet.

E kuptojmë që energjia e Virgjëreshës po të pushton, por mos kërko perfeksionin kudo.

Mos u anko pafundësisht te partneri/ja.

Mos u mërzit dhe shkakto debat dhe për gjënë më të vogël.

Mos trego shumë detaje nga jeta jote. Enigmat janë gjithnjë interesante.

Mos harro të kontrollosh e-mailet për ndonjë lajm nga udhëtimet.

Mos merr përsipër projekte që e di që s’i mbyll dot.