Horoskopi

“Shumë njerëz ju kanë zili”, Horoskopi javor nga Paolo Fox: Si mbyllet vera për secilën shenjë

Dashi

Nuk do t’u shpëtoni fjalëve këtë javë. Ky nuk është një moment i mirë për ju dhe kjo është e dukshme. Acaroheni lehtë, kjo falë faktit se asgjë nuk duket se po shkon sipas planit kohët e fundit. Mundohuni të ruani kthjelltësinë, mos lejoni që të përfshiheni nga emocionet e forta të momentit, pasi mund të merrni vendime për të cilat do të pendoheni më vonë. Nëse nuk mund të gjeni një rrugëdalje, mos kini frikë të kërkoni ndihmë.

Demi

Do t’ju vijnë këtë javë lajme të reja. Ju presin ditë të vështira, në të cilat do të keni mundësi për të treguar aftësitë tuaja. Janë të shumtë ata që e njohin mirë talentin tuaj, mundohuni të bini sa më shumë në sy dhe mund t’ju ofrohen disa mundësi interesante. Ndryshime interesante do të keni edhe në jetën private, por duhet të tregoheni më
elastikë.

Binjakët

Do të bëni biznese të mëdha në ditët në vijim. Instinktet tuaja nuk gënjejnë dhe ju udhëheqin drejt mundësive të shkëlqyera të fitimit. Shumë gjëra do të kalojnë nëpër duart tuaja në këtë periudhë, tani duhet vetëm të tregoheni të duruar dhe të mos lini pa shfrytëzuar mundësitë. Prisni momentin më të përshtatshëm për të vepruar, si kur bëhet fjalë për sferën profesionale edhe për atë personale. Keni në dorë kartat e duhura, thjesht duhet të dini se kur t’i luani ato.

Gaforrja

Ditë nostalgjike do të vijnë për të lindurit në shenjën e Gaforres. Vera mbyllet, por flaka e pasionit nuk shuhet. Mes punëve tuaja të shumta do të keni mundësinë edhe të bëni njohje të reja intriguese ose të afroheni me njerëz nga e kaluara juaj. Falni, por mos harroni, mos ua mohoni një mundësi të dytë atyre që e meritojnë, por përjashtojini nga jeta juaj ata që nuk kanë nxjerrë mësim.

Luani

Ju pret një javë e shkëlqyer. Me fundin e gushtit do të keni shumë raste për të festuar rezultatet e marra në këto ditë të nxehta vere. Jini krenarë për arritjet tuaja dhe përgatituni për sfidat që vijnë këtë vjeshtë. Bëni kujdes, megjithatë. Shumë njerëz përreth ju kanë zili. Mbajini sytë hapur për të shmangur pengesat që do t’ju nxjerrin ata që nuk e pëlqejnë suksesin tuaj.

Virgjëresha

Do të ketë të papritura në jetën e të lindurve në shenjën e Virgjëreshës. Monotonia e përditshmërisë suaj do të tronditet nga të njohurit e rinj dhe të vjetër, të gatshëm për të hyrë në jetën tuaj. Ndryshimi mund t’ju frikësojë, por është pjesë thelbësore e jetës së secilit. Një perspektivë e ndryshme mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet për t’u zgjuar nga gjumi dhe për të ndjekur një rrugë më sfiduese.

Peshorja

Atmosferë konkurruese për të lindurit në shenjën e Peshores. Shumë nënvlerësojnë aftësitë tuaja dhe minimizojnë rezultatet tuaja dhe kjo ju çmend. Mundohuni që këtë situatë të vështirë ta shfrytëzoni për mirë. Vazhdoni të patrembur përpara për të realizuar qëllimet tuaja, duke injoruar thashethemet. T’ua përplasësh suksesin në fytyrë atyre që ju kritikojnë nuk është veprim me mend, por tekefundit, askush nuk është i përsosur.

Akrepi

Ndaloni një moment për të marrë frymë. Po përjetoni shumë stres këto ditët e fundit, duke marrë përsipër shumë angazhime pa e pasur të qartë mirë se çfarë po ndodh. Ndiheni të dërrmuar nga përgjegjësitë dhe pritshmëritë, sa nuk ju zë vendi. Mundohuni t’i kushtoni më shumë kohë vetes. Lejojini vetes pak pushim përpara se të niseni sërish me 100 km/h.

Shigjetari

Parandjenjat e këqija nuk ju lënë të qetë. Pas disa javësh me ulje-ngritje, ndjeni se ka diçka që nuk shkon, një përzierje paranoje dhe pesimizmi. Mundohuni të lini mënjanë ndjenjat negative dhe të vazhdoni rrugën tuaj, por mos i injoroni ato. Hapuani zemrën njerëzve që janë të gatshëm t’ju dëgjojnë dhe t’ju japin mbështetjen që meritoni.

Bricjapi

Mjaft më me argëtime për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Kohët e fundit jeni dhënë pas gëzimeve të çmendura, duke injoruar paksa shumë përgjegjësi dhe detyra. Është koha për t’u rikthyer në rrugën e duhur, nuk e keni më luksin për të pritur. Vendosni rregull në jetën tuaj dhe ndreqni gabimet aty ku është e nevojshme. Të kërkosh falje është shenjë pjekurie, jo dobësie.

Ujori

Ju që i përkisni shenjës së Ujorit keni ide të mëdha. Jeni duke punuar për projektet tuaja më të fundit prej një kohe të gjatë dhe nuk do të ndaleni tani. Yjet mbështesin përpjekjet tuaja këto ditë, është koha e duhur për t’i konkretizuar ambiciet tuaja. Kujdes
edhe në jetën private, disa njerëz afër jush kanë nevojë për mbështetjen tuaj.
Mundohuni që t’i ngushëlloni.

Peshqit

Fundi i verës për të lindurit e Peshqve bëhet pikant. Yjet premtojnë romancë dhe momente të nxehta pasioni sidomos në fundjavë. Mos kini frikë të ngacmoni partnerin tuaj dhe të eksploroni horizonte të reja, të provoni diçka të re. Nëse jeni ende në kërkim
të dashurisë, mos u dëshpëroni, personi i duhur mund të jetë shumë pranë jush.