Meghan Markle thuhet se është rikthyer në rrjetet sociale me një llogari krejt të re në Instagram. Pas lidhjes me Princin Harry, Meghan kishte mbyllur blogun e saj personal “The Tig” si dhe llogaritë e saj në Instagram dhe Twitter. Tani fansat e saj besojnë se Dukesha e Sussex-it qëndron pas llogarisë me emrin “Meghan” e cila nisi me 3000 ndjekës dhe tani numëron 100000. Në fakt, një shoqe e mirë e Meghan-it, Mandana Dayani, e cila punonte për çiftin mbretëror dhe u shfaq në dokumentarin e Netflix, ndoqi llogarinë, e cila ka një imazh me lule si foto qendrore.
Sigurisht, askush nuk mund të thotë me siguri nëse është vërtet llogaria e saj e re, e cila është aktivizuar një vit më parë. Në një intervistë me The Cut, në gusht 2022, ajo tha: “A doni të dini një sekret? Jam kthyer në Instagram”./abcnews.al