Kur është fjala për shëndetin seksual, shumica e femrave ngurrojnë të bëjnë pyetje
Veç kësaj, ka edhe shumë shenja dhe simptoma tjera që tregojnë se gjërat nuk janë edhe aq në rregull – e që shpeshherë shkaktohen nga stili i jetesës apo medikamentet e ndryshme.
1: Po, mund të jeni alergjike në spermë
Alergjia ndaj spermës në përgjithësi i prekë më shumë femrat sesa meshkujt (por meshkujt mund të jenë alergjikë edhe në spermën e tyre) dhe shkaktohet kur antitrupat në trupat e femrës e shohin spermën si diçka të dëmshme.
Femrat mund të përjetojnë inflamacion, apo edhe ënjtje të gjenitaleve menjëherë pasi bien në kontakt me spermë.
Femrat që janë alergjike në spermë duhet të bëjnë seks me prezervativ,