Arbana Osmani po i kalon ditët e fundit të gushtit në Himarë, së bashku me familjen. Nga atje nuk kanë munguar postimet pasi moderatorja është shumë aktive në Instagram.
Fillimisht Arbana postoi një foto me Diellin, i cili shfaqet duke e përqafuar e më pas publikoi edhe një video shumë të ëmbël me vajzën, Zoi.
“Kur na lenë rradhë çunat”, shkruan Arbana krah videos me Zoin në krahë.