Nje maske e lehte dhe pa kosto qe do te bej vajzat dhe grate te largojne shenjat e akneve
29/08/2023
Aknet mund të lënë gjurmë të sikletshme në lëkurën tonë dhe shpesh përfundojmë duke përdorur korrektorë për të minimizuar pamjen e tyre.
Fatkeqësisht, vendosja e tepërt e produkteve kozmetike e bën lëkurën tonë të duket jo natyrale dhe sjell nevojën për t’u rivendosur herë pas here gjatë ditës.
Do t’ju propozojmë disa maska me vetëm dy përbërës të cilat janë në gjendje të eliminojnë shenjat e akneve nga lëkura juaj.
E bardhë veze dhe lëng limoni
Një kombinim që është i sigurt për të ndihmuar në reduktimin e pamjes së shenjave të akneve është limoni dhe e bardha e vezës. Ju duhe një e bardhë veze dhe pak lëng i freskët limoni.
Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni të thahet. Ajo çka e bën efektive këtë maskë është se lëngu i limonit ka veti zbardhuese, kurse e bardha e vezës ndihmon në tendosjen e lëkurës.
Kjo do të thotë që poret tuaja do të zveoglëohen, lëkura juaj do të duket më e çelët dhe shenjat e akneve pothuajse s’do të duken.
Qumësht bajamesh dhe e bardhë veze
Përveç limonit, të bardhën e vezës mund ta kombinoni edhe me qumësht bajamesh për efekt të garantuar të një lëkure pa puçrra. Ju duhet një e bardhë veze dhe 2 lugë çaji 100% qumësht bajamesh.
Përzieni përërësit derisa të homogjenizohen, përhapeni maskën në fytyrë dhe lëreni të thahet. Lajeni fytyrën më pas dhe thajeni duke e tamponuar butësisht.
Lëkurë portokalli dhe qumësht
Çfarë mund të përdorni tjetër pë të reduktuar shenjat e akneve? Kombinimi i lëkurave të portokallit dhe qumështit është i shkëlqyer.
Lëkurat e portokallit riparojnë qelizate dëmtuara të lëkurës dhe rreugllojnë prodhimin e serumit. Përmirëson gjithashtu prodhimin e kolagjenit.
Përzieni një lugë çaji qumësht dhe një lugë gjelle lëkura portokalli të grira të thata derisa të formoni një pastë.
Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni për 10 minuta. Shpëlajeni maskën pastaj. Ky trajtim duhet bërë dy herë në javë derisa të shihen përmirësime.
Aloe vera dhe lëng limoni
Aloe vera gjithmonë është konsideruar si një bimë që gjen shumë përodrime për shkak të benefiteve që përmban xheli i gjendur në të. Lëngu i limonit nga ana tjetër mund të eliminojë infeksionet bakteriale dhe të çelë lëkurën.
Përzieni së bashku dy përbërësit dhe aplikojeni në zonat problematike të fytyrës si balli, faqet, mjekra. Këta përbërës natyralë garantojnë rezultate të mrekullueshme në fytyrë!/living