LifeStyle

Ekzistojnë privilegje nëse jeni të dobëta, mirëpo a jeni ju të kënaqura me kilogramët tuaj?

Shumica e femrave nuk do të jenë reale kur flasin për dukjen e tyre, posaçërisht për kilogramët. Kështu shumica “ankohen” për shkak të dy kilogramëve të tepërt, pesë centimetra kërdhokulla më të gjera…

Në anketën të cilën e kemi bërë në portalin tonë janë përgjigjur në mënyrë anonime dhe shpresojnë që janë të sinqerta. Nga 789 pjesëmarrëse, pyetjes “A jeni të kënaqura me kilogramët tuaj?”, i janë përgjigjur me po 141 pjesëmarrëse.

Kryesisht janë të kënaqura 175 syresh, ndërkaq 198 femra kanë thënë që veten e shohin si femrën e cila “gjithmonë i ka pesë kilogramë më shumë”.

Nga to, 275 nuk janë të kënaqura me dukjen e tyre dhe me gjendjen të cilën e tregon peshorja. Kështu edhe një herë është konstatuar që obeziteti dhe kilogramët vërtet janë temë e përhershme, para së gjithash, për femrat. Dhe ajo që është edhe më shumë interesante kohë më parë është aplikuar një term i ri leksik, i cili ka të bëjë me kilogramët.

Fjala është për shprehjen “privilegji i hollë”. Këto privilegje nuk do të thotë që jeta ju është e lehtë, por pesha trupore apo ngjyra e lëkurës nuk e rëndojnë. Mund të jeni truphollë, e bardhë, e pasur dhe e talentuar, mirëpo ende luftoni për veten si edhe të gjitha të tjerat.

Nga ana tjetër, mund të jeni e varfër, të keni trup të shëndoshë, lëkurë të zezë, e paaftë dhe të keni jetë të mrekullueshme. Mirëpo, bazuar në statistika, kjo është gjithnjë e më pak e besueshme.

Pra, “privilegji i hollë”, siç thotë edhe vetë shprehja, do të thotë përparësi e cila nënkuptohet, sepse nuk keni trup të shëndoshë.

Këto përparësi janë supozim që do të jeni të angazhuara, pastaj nuk ndieni panik që dikush do të komentojë trupin tuaj, si edhe që jeni në gjendje që të uleni rehat në mjetet e transportit publik pa u brengosur për përdorimin e rripit plotësues të sigurisë.

Shembujt e privilegjit të hollë janë edhe mundësi që të hani në publik pa u turpëruar, si edhe mundësi e blerjes së brendëve standardë, sepse e dini që kanë madhësinë tuaj në ofertë.

Nëse nuk jeni të dobët, ju është i siguruar “dalje e ngushtë”, sepse nuk jeni mjaft e madhe që të tjerët ta vërejnë këtë, të komentojnë apo të ndiejnë zemërim ndaj jush.