Lajme

“Jeni si serbë”, Arbenita “shpërthen” ndaj komentuese: Ma keni shpifur, vetë për s*ks mendoni, më vjen turp që jam shqiptare

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka shpërthyer keq ndaj ndjekësve, të cilët si duket kanë keqkuptuar një postim të saj dhe i kanë komentuar negativisht.

Arbenita ka postuar një foto nga ashensoiri, ku si gjithmonë duket në superformë, teksa në dorë mban një objekt që fansat e kanë nxjerrë nga konteksti.

Komente si duket e kanë bezdisur bukuroshen. Arbena e ndikuar nga komentet shkruan se i vjen turp që është shqiptare. Madje ajo në një postim tjetër tregon që pajisja që mban në dorë është për telefonin për të regjistruar video.

“Çfarë mban Arbenita në dorë?. Ma keni shpifur. Kurrë nuk keni për tu bërë burra shqiptarë. Turp. Si të jeni serbë. Jazëk qumështi i nënës. Nuk e di kush po ju edukon kështu. Edhe unë jam nënë, motër, tezja e dikujt. Turp more të mjerë vetëm për s*ks mendoni. Të degjeneruar.

Ndonjëherë më vjen turp që jam shqiptare dhe e pyes veten pse shumica e popujve të tjerë nuk na duan. Seriozisht nuk kam koment. Jam femra më e pavarur, shoh punët e mia, nuk i bëj keq askujt që marr kaq shumë urrejtje prej vëllezërve dhe motrave të mia shqiptare. Turp”, shkruan Arbenita në postimin e saj.