ShowBizzz

Ellie Goulding u godit nga një fishekzjarre në “Victorious Festival”, por vazhdoi me performancën

Ellie Goulding u godit nga një fishekzjarre gjatë performancës së saj në Festivalin “Victorious” në Portsmouth të Anglisë.

Këngëtarja ishte duke interpretuar bashkëpunimin me Calvin Harris, “Miracle”, kur fishekzjarret pjesë e skenës qëlluan lart, me njërën që sillej rreth fytyrës e krahut të saj.

“Ah”, bërtiti Goulding e habitur ndërkohë që po largohej nga skena.

Megjithatë, ajo e zgjodhi menjëherë këngën dhe vazhdoi të interpretonte e të vallëzonte sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Momenti ka qenë aq i shpejtë sa shumë fansa as që e kanë kuptuar fillimisht se çfarë kishte ndodhur.

“Unë shkova atje dje … E pashë atë, por nuk e dija se ajo u godit”, komentoi një person.

“Nuk e kuptova se kjo ishte arsyeja pse ajo qeshi”, ka shkruar një tjetër person.

“Nuk e vura re as live”, ndau dikush tjetër.