ShowBizzz

Irina Shayk dhe Bradley Cooper vazhdojnë pushimet në Venecia, ku iu bashkua edhe vajza e tyre

Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë duke i vazhduar pushimet e tyre në Venecia dhe tani atyre iu është bashkuar edhe vajza e tyre, Lea De Seine.

Pavarësisht zërave për një lidhje me ish-lojtarin e NFL-së, Tom Brady, modelja e njohur vendosi t’i kalojë pushimet me ish-partnerin e saj, aktorin e famshëm dhe vajzën e tyre gjashtëvjeçare.

Paparacit i kanë fotografuar gjatë një shëtitjeje familjare në Venecia dhe më pas kur hynë në anije. Për atë rast, Shayk vendosi të veshë një fustan të zi, ndërsa stilin e plotësoi me syze dielli dhe kapele.

Image
Irina Shayk dhe Bradley Cooper

Aktori i njohur ka zgjedhur një stil të rëndomtë të veshjes, duke veshur një këmishë të bardhë dhe pantallona ngjyrë hiri për këtë rast. Megjithatë, mediat vunë në dukje lidhjen e ngushtë mes ish-partnerëve, sepse Cooper e mbante vazhdimisht çantën e saj dhe i qëndronte pranë, si dhe e ndihmonte kur hynte në anije.

Mediat e huaja shkruajnë se Cooper ndodhet në Venecia për ta kontrolluar vizionin dhe zërin e filmit të tij të ri, “Maestro”, i cili do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Venecia, por për shkak të grevës së aktorëve të Hollywoodit, ai nuk do të jetë në premierë.

Image
Irina Shayk dhe Bradley Cooper