Kuicet për çiftet janë një mënyrë e mirë për të mësuar më shumë për partnerin/en dhe për të forcuar marrëdhënien në tërësi.
Seksologia Valerie Poppel shpjegoi për Cosmopolitan se kuicet janë një mënyrë që njerëzit të flasin hapur për veten dhe partnerin/en. Shumica e njerëzve janë aq të zënë, sa nuk gjejnë kohë të bëjnë biseda, qofshin ato sipërfaqësore. Për shembull: cila është ngjyra e preferuar e tij/saj?
Kuicet mund t’ju ndihmojnë të rizbuloni njëri-tjetrin, sepse si qenie njerëzore ne jemi gjithmonë duke ndryshuar.
Por së pari, si funksionon
Secili prej jush do t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme bazuar në çfarë mendoni se është përgjigjja e partnerit/es. Ju mund t’i shkruani përgjigjet, ose thjesht t’i diskutoni me njëri-tjetrin.
Qëllimi i kuicit nuk është që të gjeni të gjitha përgjigjet, por të mësoni më shumë detaje për personin e zemrës. Mos u mërzisni nëse ai/ajo nuk mban mend ndonjë detaj për ju; thjesht merreni me qetësi dhe bisedoni për çdo temë.
Pyetje të thjeshta
1. Cila është ngjyra e preferuar e tij/saj?
2. Si e pi kafenë?
3. Cili është libri i preferuar?
4. Cili është ushqimi i tij/saj i preferuar?
5. Udhëtimi i preferuar?
6. Kafsha?
Pyetje për të shkuarën/ardhmen
1. Si është marrëdhënia me prindërit?
2. A ka përdorur ndonjëherë aplikacion për takime?
3. Ku e sheh ai/ajo veten pas 5 vitesh?
4. A është i/e hapur për t’u zhvendosur diku?
5. Si ndihet ai/ajo kur flet për të kalurën?
6. Po për të adhmen?
Pyetje për vlerat dhe stilin e jetesës
1. A është introvert apo ekstrovert?
2. Çfarë pëlqen ai/ajo në lidhje me punën?
3. A i pëlqen të udhëtojë?
4. Si e largon stresin?
5. Cilat janë veset e tij/saj?
6. Cila është gjuha e tij/saj e dashurisë?
7. Si kërkon falje?
Pyetje për seksin dhe intimitetin
1. Sa shpesh do të donte ai/ai që të bënte seks?
2. Cilat janë vendet e preferuara që dëshiron ta prekësh?
3. Cili është pozicioni i preferuar?
4. A preferon ai/ajo të marrë një rol dominues në shtrat?
5. Cila është zona erogjene më e ndjeshme e tij/saj?
Këto pyetje janë sa për referencë; ndihuni të lirë t’i ndryshoni ose të shtoni të tjera.