LifeStyle

Pse njerëzit që vuajnë nga ankthi janë më të zgjuar se mesatarja?

Nëse vuani nga ankthi, lajmi i mirë është se mund të jetë një tregues se inteligjenca juaj është mbi mesataren. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit kanadezë nga Universiteti i Ontarios, pas një studimi që ata kryen mbi 100 studentë.

Sigurisht që nuk është i vetmi hulumtim i lidhur që është bërë. Kur psikologët në Qendrën Ndërdisiplinore të Izraelit Herzliya i kaluan 80 studentë nëpër teste të ndryshme, ata zbuluan se më të shqetësuarit ishin edhe më të aftët në zgjidhjen e problemeve teknike që u paraqiteshin.

Disa shpjegime të dhëna nga ekspertët? Thuhet se aftësia e një personi të zgjuar për të parë një situatë nga këndvështrime të ndryshme shoqërohet me nivele më të larta shqetësimi dhe ankthi. Ose, nga ana tjetër, vetë stresi mund të na shtyjë të përpiqemi më shumë në fushat që na interesojnë, duke kultivuar kështu inteligjencën tonë. Kjo do të thotë, se është një marrëdhënie e dyanshme.

Ka, sigurisht, përjashtime: një studim tregoi se stresi mund të ndikojë negativisht në IQ, sepse thjesht, sipas psikologut Robert Epstein, “kur dikush vuan nga stresi, ai nuk mund të mendojë shumë qartë “.

Mirëpo, siç beson ai vetë, përjashtimet nuk e hedhin poshtë përfundimin e përgjithshëm. Në fakt, disa nga mendimtarët më të mëdhenj të historisë, si Charles Darwin , Abraham Lincoln dhe Nikola Tesla, mendohet se kanë vuajtur nga çrregullimet e ankthit.