ShowBizzz

Harry flet për periudhën pas vdekjes së të ëmës, sulmon sërish familjen mbretërore: Askush nuk më ndihmoi

Në dokumentarin e ri të Netflix, “Heart of Invictus”, Princi Harry ka sulmuar sërish familjen mbretërore, duke i akuzuar për neglizhencë kur u kthye nga Afganistani.

Princi Harry tha sot se i mungonte ndonjë ‘rrjet mbështetës’ pasi vuajti nga shëndeti i tij mendor pas kthimit nga Afganistani – pavarësisht se gjashtë vjet më parë i besoi vëllait të tij William që e bindi atë të kërkonte terapi.

“Fatkeqësisht, si shumë prej nesh, hera e parë që mendoni të shkoni në terapi është kur jeni shtrirë në dysheme, duke uruar që t’i zgjidhnit problemet e juaja më shpejt. Dhe kjo është diçka që doja ta ndryshoja”, tha ai.

Në serinë e re, Harry pretendon se vdekja e nënës së tij “nuk u diskutua kurrë” dhe vetëm pas kthimit të tij nga lufta u bë i vetëdijshëm se ishte ende i traumatizuar nga Diana që vdiste në Paris në 1997, kur ai ishte 12 vjeç.

“Edhe atëherë nuk kam pasur mbështetje. As familja dhe as një specialist që mund të më këshillonte dhe të sqaronte se çfarë po më ndodhte”.

Dokumentari i ri, i cili tani është i disponueshëm në Netflix, i solli Harryt dhe Meghanit një fitim marramendës prej 80 milionë dollarësh dhe përbëhet nga pesë episode.