ShowBizzz

Ditë e veçantë për Ilir Shaqirin, e përcjell nipin në klasë të parë

“Sot fillon rrugëtimi më i bukur i jetës për Alteun!

Urime nipi im i mirë! Urime të gjithë fëmijëve të botës!”.

Ky është postimi i sotshëm në rrjete sociale, i këngëtarit të madh Ilir Shaqiri.

Shaqiri, ka bërë të ditur përmes një shkrimi dhe një galerie fotosh, se Alteu, nipi i tij i dashur sot shkon në klasë të parë, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, Alteu është i biri i Korab Shaqirit, gjithashtu këngëtar e kantautor i njohur dhe i dashur nga publiku.