ShowBizzz

Bora Zemani uron me këto fjalë Donald Veshajn për ditëlindje

Ditën e sotme (e premte) festojnë ditëlindjen vëllezërit e famshëm shqiptarë, Donald dhe Romeo Veshaj.

Me këtë rast dyshja kanë marrë urime të shumta, e në këtë mes nuk munguan edhe disa të veçanta.

Një i tillë për Donaldin nuk kishte se si të mungonte nga partnerja e tij, moderatorja Bora Zemani.

“Unë e di që ti je gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm me Romeo Veshajn, por ti e di që do jesh gjithmonë bashkë vetëm, me mua. Urime ditëlindjen”, ka shkruar ajo.

Ylli i “Përputhen” ka publikuar edhe momente të lumtura të tyre, në njërin me duart kapur.

Të njëjtit janë bashkë që disa vite, ndonëse marrëdhënia e tyre ishte shkëputur e rilidhur prapë.

Ata tani po bëjnë dhe një film së bashku, “5 herë jo”, që mbase do të ketë edhe elemente nga historia e tyre e dashurisë.