Lajme

Shqip, shkurt dhe bukur! Karim Adeyemi i bën urimin special Loredanës për ditëlindje

Loredana feston sot ditëlindjen e saj dhe një urim special e ka marrë këtë 28-vjetor nga partneri i saj i zemrës.

Përveç qindra urimeve nga fansat dhe familjarët, s’mund të qëndronim pa veçuar urimin e futbollistit të Borussia Dortumundit, Karim Adeyemi.

Shqip, shkurt dhe bukur Karim ka uruar vajzën që i ka “vjedhur” zemrën në ditën e saj më të rëndësishme. Mbi foton të postuar me Loredanën, futbollisti shkruan: Gezuar ditelindjen zemër!

Ndërkohë në storyt e tjera, ai s’ka nguruar t’a tregojë para mijëra ndjekësve sa e rëndësishme dhe unike është ajo për të.