ShowBizzz

Rihanna ndihmon personat me aftësi të kufizuara dhe të pastrehët

Pavarësisht se sapo solli në jetë fëmijën e saj të dytë, Rihanna nuk harron veprat e saj bamirëse dhe këtë herë iu drejtua fondacionit “Always For The People”, duke ndihmuar personat me aftësi të kufizuara dhe veteranët e pastrehë.

Kështu, superylli “vodhi” pak kohë nga detyrimet e saj të shtuara dhe bëri një porosi të madhe në emër të këtij fondacioni të veçantë, i cili ndodhet në Los Angeles dhe u ofrohet njerëzve që janë vërtet në nevojë.

Siç raporton Page Six, këngëtarja e njohur ka kontaktuar me themeluesin e fondacionit, Senette Devermond dhe ka vazhduar të dhurojë qindra komplete higjienike, çorape, rroba, çanta gjumi, ushqime, më shumë se 50 palë këpucë, letër higjienike, ushqim për qen etj.

Në fund të fundit, kjo nuk është hera e parë që Rihanna tregon ndjeshmërinë e saj dhe mbështet njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.

Në vitin 2022, kur ishte shtatzënë me djalin e saj të parë, ylli i popit kaloi orë të tëra me të pastrehët duke dëgjuar problemet e tyre, larg kamerave dhe reporterëve, por disa paparacët e kishin kapur atë teksa shkarkonte sendet nga kamionët.

Në ditët e koronavirusit, këngëtarja ishte sërish pranë atyre në nevojë. Organizata bamirëse e këngëtares, Fondacioni Clara Lionel, dhuroi 5 milionë dollarë për të mbështetur luftën globale kundër pandemisë./abcnews.al