Shëndetësi

Mjekët thonë: Kafeja nuk duhet të zëvendësojë ujin

Jeni i/e varur nga kafeja? Zgjoheni në mëngjes dhe nuk i hapni dot sytë pa pirë kafenë e preferuar? Atëherë, kthjellohuni! Ky është një moment që zbulon anën negative të një prej pijeve më të konsumuara në botë

Ndonëse kafeja ka admirues të shumtë në çdo cep të botës, duket se ka një pengesë për të gjithë ju që e “dashuroni” atë. Një mjek urolog në Los Angeles ka studiuar efektet e kësaj pijeje në sistemin diuretik (sistemi urinar dhe nefrologjik) dhe ka zbuluar disa të vërteta që ndoshta nuk i dinit:

“Shumë konfuzion buron nga një keqkuptim rreth asaj që bën kafeina në trupin tuaj”, thotë Dr. S. Adam Ramin. “Kafeina është një diuretik i butë, që do të thotë se rrit nevojën për të urinuar. Ju po humbni më shumë ujë nëse nuk do të kishit pirë fare kafe”, shpjegon Dr. Ramin.

“Vetëm për shkak se diçka është diuretike nuk do të thotë se do t’ju dehidratojë automatikisht dhe efekti në këtë rast është i lehtë. Kafeja është kryesisht ujë, kështu që ju po zëvendësoni atë që po humbisni”, shkruan The Healthy.
Kafeja, kur konsumohet në mënyrë të moderuar, ofron cilësi të ngjashme hidratuese me ujin. Në një analizë të botuar në revistën “PLoS One” u konstatua se të rriturit që pinin nga tre deri në gjashtë filxhanë kafe në ditë nuk patën asnjë ndryshim në hidratim, gjë që u vërtetua nga matja e treguesve në gjak dhe urinë, kjo e krahasuar me ata që pinin të njëjtën sasi uji.

“Dikur, njerëzit këshilloheshin që të shmangnin pirjen e kafesë nëse donin të qëndronin të hidratuar mirë, por ky është një mit”, thotë Amanda A. Kostro Miller, një dietologe në Nashville, citon Anabel.

Kafeja nuk duhet të zëvendësojë ujin

Kafeja mund të jetë hidratuese, por kjo nuk do të thotë që ju duhet ta pini atë si burimin e vetëm të hidratimit, thonë ekspertët. Nëse pini kafe me përjashtim të ujit, kjo mund të dëmtojë shëndetin, duke ju bërë më të nervozuar, të shqetësuar dhe duke ju prishur gjumin