ShowBizzz

Ndërron jetë në moshën 76 vjeçare kantautori amerikan, Jimmy Buffett

Kantautori amerikan, Jimmy Buffett ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Muzikanti, i cili ishte më i njohur për hitin e tij Margaritaville, vdiq në gjumë, raportojnë mediat e huaja.

“Jimmy ndërroi jetë i qetë në natën e 1 shtatorit i rrethuar nga familja, miqtë, muzika dhe qentë e tij. Ai e jetoi jetën e tij si një këngë deri në frymën e fundit dhe do t’i mungojë pa masë shumë njerëzve,”, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të tij në rrjete sociale.

Në deklaratë nuk specifikohej se kur vdiq artisti dhe nuk dihet shkaku i vdekjes. Në muajin maj, ai u detyrua të shtynte koncertet për shkak të një sëmundjeje. Nëpërmjet rrjeteve sociale, ai tregoi se ishte shtruar në spital por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në një karrierë që zgjati pesë dekada dhe përfshinte shkrimin dhe drejtimin e një perandorie biznesi, Buffett publikoi 27 albume në studio. Buffett shkroi gjithashtu disa libra më të shitur dhe dy libra për fëmijë, lançoi kompaninë e tij diskografike (Margaritaville Records) dhe bëri paraqitje të shumta në filma dhe shfaqje televizive të ndryshme.

Ai gjithashtu bashkëthemeloi shoqatën e bamirësisë Save the Manatee Club me ish-guvernatorin e Floridës Ron Graham në 1981./abcnews.al