Truku bazohet në teorinë mjekësore.
Si të mbathni këpucë me taka të larta duke shmangur shqetësimet dhe dhimbjet në këmbë është një nga pyetjet kryesore për gratë kur bëhet fjalë për modën.
Thuhet se për t’u dukur bukur dhe me elegancë, gruaja duhet të shtrëngojë dhëmbët dhe të jetë e duruar. Kjo thënie me të cilën jo të gjithë do të pajtoheshin, ndoshta ju kujtohet sa herë që ju kanë shkaktuar kallo në këmbë takat tuaja të preferuara ose keni vuajtur dhimbje torturuese.
Tashmë e dini që jastëkët e vegjël nga silikoni për këpucët me taka të larta ndihmojnë shumë. Të prodhuara nga xheli i silikonit, vendosen në pjesën e përparme të këpucës, në mënyrë që këmba të mos rrëshqasë përpara dhe për të shmangur dhimbjen e shputave dhe krijimin e kallove.
Gjithashtu mund të spërkatni këmbët tuaja me shampo të thatë për të parandaluar rrëshqitjen e tyre përpara. Por ne ju sugjerojmë diçka tjetër…
Problemet tuaja kanë marrë fund, sepse zgjidhja ekziston vërtet! Bëhet fjalë për një truk që kërkon një leukoplast ose shirit mjekësor.
Ngjitni ose bashkoni gishtin e tretë dhe të katërt (nëse numëroni nga gishti i madh) me një leukoplast ose shirit mjekësor dhe jeni gati të dilni!
Pse funksionon kjo?
Ky truk bazohet në një teori mjekësore – mes dy gishtave të përmendur më sipër, gjendet një nerv që shkakton dhimbje në këmbë. Kur gishtat e këmbëve janë ngjitur së bashku, ka më pak presion mbi atë nerv, gjë që rezulton në tolerancë më të lehtë të takave të larta.
Natyrisht, mos e bëni këtë truk me këpucë të hapura dhe në asnjë rrethanë mos i lidhni fort gishtat e këmbëve!