Lajme

3 tërmete goditën Shqipërinë me intensitet të ulët

Një tjetër tërmet është regjistruar ditën e sotme në vendin tonë, teksa këtë herë epiqendra ka qenë në veri.

Pas lëkundjeve që u ndjenë në juglindje në mëngjes, këtë herë një tërmet i vogël prej 2.5 ballësh ka ndodhur 11 kilometra në jug-perëndim të Kukësit.

Thellësia ka qenë 5 kilometra dhe lëkundjet nuk janë ndjerë shumë, për këtë arsye nuk ka pasur pasoja.

Mengjesin e sotëm një tërmet 4.1 ballë u regjistrua 20 KM larg qytetit të Ersekës, vend ku dhe është ndjerë më tepër.