ShowBizzz

Aktorja 70-vjeçare Isabelle Huppert shkëlqen me paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Venecia

Isabelle Huppert iu bashkua të famshëmve të tjerë për premierën e “Maestro” gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Aktorja 70-vjeçare, e cila vjen nga Parisi, tregoi stilin e saj tërheqës në tapetin e kuq teksa defiloi e veshur me një fustan ngjyrë argjendi me thekë.

Ajo ishte mishërimi i sofistikimit francez në fustanin e guximshëm, i cili karakterizohej me një dekolte të lartë me mëngë të gjata me thekë, shkruan DailyMail.

Bukuroshja zgjodhi gjithashtu të stilonte flokët e saj bionde me valë të lagura për këtë event të shkëlqyeshëm dhe bëri një makijazh që përshtatej me fustanin.

TS Poll - Loading poll ...

Për të përfunduar pamjen unike, aktorja franceze zgjodhi edhe një palë çizme me taka të larta për të bërë një ecje të guximshme në tapetin e kuq.

Teksa zbukuronte tapetin e kuq, Isabelle dukej në elementin e saj ndërkohë që pozonte për fotografi të ndryshme para fotografëve.

Mungoi dukshëm në këtë rast Bradley Cooper, i cili luan rolin e kompozitorit Leonard Bernstein në film, pasi një pjesë e madhe e Hollywoodit qëndrojnë larg tapetit të kuq për shkak të grevës së vazhdueshme nga WGA dhe SAG-AFTRA.

Cooper luan rolin e dirigjentit legjendar muzikor në filmin përballë Carey Mulligan, i cili portretizon gruan e tij Felicia Montealegre, me filmin që shqyrton marrëdhënien e tyre.

“Maestro” u cilësua si një nga publikimet më të pritura të këtij viti dhe shënon projektin e parë të Cooper si regjisor që nga nominimi i tij për “Oscars” me “A Star is Born”.

Pas publikimit të një traileri dhe fotografish publicitare, përdorimi i hundës protetike nga Bradley tërhoqi kritika të forta nga një numër anëtarësh kryesorë të komunitetit hebre, të cilët akuzuan Cooperin se iu drejtuab me ‘Jewface’ në portretizimin e tij.

Festivali i Filmit në Venecia nisi edicionin e tij të 80-të këtë javë, dhe festivali ka shumë rezerva për të ftuarit e tij pasi ngjarje të tilla si festa e modës së Giorgio Armani, “One Night Only” do të zhvillohet të shtunën.

Ndërkohë shfaqja gala e ‘amFAR Venezia’ do të zhvillohet të dielën.