ShowBizzz

“U tremba shumë”/ Ish- banorja e BBV zbardh detaje nga aksidenti: Dy makinat mu ngulën te dera ime dhe…

v
Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 2”, Dea Mishel, ka zbuluar mbrëmë se është përfshirë në një aksident. Ajo tregoi me foto dy mjetet që u përplasën me njëri-tjetrin.

Më pas, Dea vendosi që të bënte një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, pasi dëshironte që të largonte mendjen nga ajo çfarë i kishte ndodhur.

“Si je Deush, pas çdo gjëje që ndodhi? Si ndihesh? Të dua shumë”, i ka shkruar një fans, të cilit Dea sigurisht i ka kthyer përgjigje.

“U tremba shumë nga aksidenti që bëmë sot, sepse m’u ngulën dy makina te dera ime, por po e kaloj me humor”, ka treguar Dea Mishel.

Ndërsa dikush tjetër i shkruan se ‘edhe në rast rreziku mendja me bërë story”, duke shtuar ‘të dua ylli’.

Për këtë Dea i është përgjigjur:

“Heq mendjen duke folur me njerëz se mua vetëm më kap paniku”.