ShowBizzz

Fero flet për përfshirjen në fe: Nuk ka më vlerë pasuria dhe luksi, i kam lënë të gjitha

Fero ka realizuar intervistën e parë pas përfshirjes së tij në fenë islame. I ftuar në Kojshia show, Fero ka treguar se e ka lënë jetën e luksit dhe pasurinë pasi i ka sjell vetëm zhgënjim. Ai tregon se qetësinë shpirtërore e ka gjetur kur mësoi për fenë.

“Unë e kam pasur një jetë shumë të shfrenuar. Pas shumë sprovave jam munduar shumë herë të jem i udhëzuar, por nuk kam mundur. Kohët e fundit, i jam lutur Allahut të më udhëzojë. E falënderoj Allahun që nuk kam vdekur gjatë kohës që kam qenë i shfrenuar.”

“Gjynahet i kam bërë me arsye, me vetëdije. Jam mundur të gjej lumturinë. Krejt ajo lumturi e kohës së shfrenuar ka qenë një lumturi jo e vërtetë. Nuk e kam gjetur lumturinë që ma qetëson shpirtin, derisa mësova për fenë. Derisa jam falur dhe në namaz e kam gjetur atë qetësinë shpirtërore.”

“Unë dua t’ju them të gjithëve se asnjëherë në jetën time nuk kam qenë më i lumtur. Asnjëherë nuk kam qenë më rehat. Kam pasur përfitime të mëdha, kam shkuar në vende luksoze, por pas çdo kënaqësie që nuk ka qenë kënaqësi e vërtetë kam ndjerë zhgënjim. E kam ndjerë që më mungon diçka.”

Po tani me çfarë do të jetojë?-“Allahu e furnizon edhe një zog në mal. Për mua nuk ka vlerë as pasuria, as gjërat materiale nuk kanë vlerë. Kur e kam kuptur unë këtë, kam nisur edhe ta praktikoj. Për hir të Allahut i kam lënë të gjitha gjërat. Allahu ia siguron robit të vetë riskun. Edhe unë e kam pasur frikën se po humbas shumë. Po humbas para dhe oferta. Para se të udhëzohem e kam pasur një ftesë nga “Big Brother”. Por, për hir të Allahut e refuzova,”-tha ai.