Është e mundur që ecja të ndihmojë për të stimuluar dhimbjet e lindjes. Ecja dhe qëndrimi në këmbë mund të ndihmojnë fëmijën tuaj të lëvizë poshtë drejt qafës së mitrës, për të qenë në pozicionin e duhur për lindje.
Nëse koka e fëmijës nuk ka lëvizur poshtë në legenin tuaj, kur jeni në datën e caktuar ose afër saj, mund të praktikoni ecjen që të inkurajoni fëmijën të marrë një pozicion më të përshtatshëm.
Përveç kësaj, ndërsa ecni, mendohet se presioni ritmik i kokës së fëmijës suaj në qafën e mitrës nxit lirimin e oksitocinës. Oksitocina është një hormon që ndihmon për të nxitur dhe rregulluar kontraktimet tuaja.
Ecja është e sigurt në fund të shtatzënisë, por kini kujdes të mos lodheni shumë. Lindja mund të jetë e lodhshme dhe e mundimshme, prandaj mos i humbni fuqitë përpara se të keni filluar.
Një shëtitje jo shumë e gjatë afër shtëpisë mund të jetë zgjedhja e duhur. Mos u sforconi shumë të ecni, sidomos nëse më herët gjatë shtatzanisë nuk jeni marrë me aktivitet fizik.