Muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm në kuadrin e marrëdhënieve greko-turke, deklaroi kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis.
”Unë i shikoj këto zhvillime me një optimizëm të kujdesshëm. E them këtë sepse muajt e fundit në fakt kemi qenë dëshmitarë të uljes së tensionit në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë”, theksoi ai.
”Nesër, ministri i Jashtëm grek do të udhëtojë në Turqi për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe me homologun e tij. Kjo klimë e mirë sigurisht që duhet të mbahet dhe të vazhdojë. Ai do të kërkojë që Turqia të rishqyrtojë qëndrimin agresiv që ka marrë ndaj Greqisë në vitet e fundit”, shtoi kryeministri grek.
Për çështjen qipriote, Mitsotakis theksoi se mbështet qasjen e Kristodoulides duke ripërsëritur se është shumë e rëndësishme që bisedimet të rifillojnë sa më parë, në kuadër të rezolutave të Kombeve të Bashkuara.
”Qiproja dhe Izraeli përfaqësojnë shtyllat e stabilitetit në Mesdheun Lindor”, theksoi ai