ShowBizzz

Vdes kushërira e Rihannës në moshën 28-vjeç, gjashtë vite pasi i vëllai u vra me armë zjarri

Kushërira e Rihannas, Tanella Alleyne, ka vdekur në moshën 28 vjeçare.

Alleyne vdiq të dielën më 13 gusht dhe një funeral u mbajt në fillim të ksaj jave në kishën e famullisë St George në Barbados, raporton Loop News.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë akoma i ditur.

Vdekja e Alleyne vjen gjashtë vjet pasi vëllai i saj Tavon Alleyne 35 vjeç, u qëllua për vdekje në moshën 21-vjeçare në Boxing Day. Ai u vra një ditë pasi kaloi Krishtlindjet me Rihanna. Identiteti i vrasësit të tij nuk dihet ende.

Këngëtarja e Umbrella mori pjesë në funeralin e tij dhe u pa e pushtuar nga emocionet, duke fshirë lotët poshtë syzeve të diellit. Ajo më vonë ngarkoi dy foto në Instagram, ku në njërën shiheshin lulet për nder të kushëririt të saj dhe një foto tjetër ku shihej ai.