ShowBizzz

Fero flet për përfshirjen në fenë islame! Me çfarë do merret pas tërheqjes nga muzika?

Fero ka qenë kryefjalë e mediave sociale ditët e fundit pasi njoftoi se do tërhiqet nga muzika për shkak të fesë, duke deklaruar në një postim në Instagram se ka studiuar rreth islamit dhe ka vendosur që ta lëjë muzikën dhe t’i përkushtohet asaj dhe familjes.

Fero shkruante se pendohet për çdo tekst që ka shkruar teksa kërkon që këngët e tij të fshihen e mos të dëgjohen më. Në një intervistë të fundit ai ka folur më shumë rreth përfshirjes së tij në fenë islame duke treguar:

“Unë e kam pasur një jetë shumë të shfrenuar. Pas shumë sprovave jam munduar shumë herë të jem i udhëzuar, por nuk kam mundur. Kohët e fundit, i jam lutur Allahut të më udhëzojë. E falënderoj Allahun që nuk kam vdekur gjatë kohës që kam qenë i shfrenuar. Gjynahet i kam bërë me arsye, me vetëdije. Jam mundur të gjej lumturinë. Krejt ajo lumturi e kohës së shfrenuar ka qenë një lumturi jo e vërtetë. Nuk e kam gjetur lumturinë që ma qetëson shpirtin, derisa mësova për fenë. Derisa jam falur dhe në namaz e kam gjetur atë qetësinë shpirtërore. Unë dua t’ju them të gjithëve se asnjëherë në jetën time nuk kam qenë më i lumtur. Asnjëherë nuk kam qenë më rehat. Kam pasur përfitime të mëdha, kam shkuar në vende luksoze, por pas çdo kënaqësie që nuk ka qenë kënaqësi e vërtetë kam ndjerë zhgënjim. E kam ndjerë që më mungon diçka.”

Tani që ka hequr dorë nga muzika, cili do jetë burimi i tij i të ardhurave?

“Allahu e furnizon edhe një zog në mal. Për mua nuk ka vlerë as pasuria, as gjërat materiale nuk kanë vlerë. Kur e kam kuptur unë këtë, kam nisur edhe ta praktikoj. Për hir të Allahut i kam lënë të gjitha gjërat. Allahu ia siguron robit të vetë riskun. Edhe unë e kam pasur frikën se po humbas shumë. Po humbas para dhe oferta. Para se të udhëzohem e kam pasur një ftesë nga “Big Brother”. Por, për hir të Allahut e refuzova.”

Ndërkohë që gjatë intervistës iu kërkoi falje të gjithë personave që iu ka bërë padrejtësi, Fero u shpreh se tani e do bashkëshorten e tij 200 herë më shumë sesa më parë.

“E kam dashur nënën tim, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën tim dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar që të jem shembullorë. Tani që e kam kuptuar fenë tanë nëse nënë time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”.