ShowBizzz

Kaltrina Mikushnica: E kam pasur të pamundur të aplikoj për subvencionimin e librave, sistemi nuk funksiononte

Moderatorja Kaltrina Mikushnica, në emisionin e sotëm në mëngjesit ALARM në ATV, derisa po lexonte titujt e portalit atvlive.tv për ditën e sotme, tregoi se edhe ajo ka pasur problem që të aplikojë për subvencionimin e librave.

Kjo pasi, siç thotë ajo, për shkak të mos funksionimit të sistemit online për aplikim.

“Unë personalisht jam munduar të aplikoj për këtë subvencionim të librave, por e kam pasur të pamundur, me qenë se nuk funksiononte e-service në të cilën duhet të aplikojmë. Por, ndoshta nuk është diçka shqetësuese, kohë kemi, presim sa të doni”, tregoi moderatorja.