ShowBizzz

Luiz Ejlli kërkon sërish ‘Eurovision’! Këngëtari në ‘Festivalin e Këngës’ këtë vit?

“Ndihem zjarr e ftohtë, smundem dot”…

Kjo këngë me të cilën Luiz Ejlli konkurroi në “Eurovision” në 2006 arriti suksesin më të madh pas 16 vitesh falë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP”. Por, tani Luizi po tenton të arrijë sërish një sukses të tillë në kompeticionin europian.

Thënë kjo, këngëtari duket se do të konkurrojë për në ‘Eurovision 2024’. Ka qenë kompozitori Klodian Qafoku që ka publikuar një foto me Luizin, duke përmendur Eurovizionin teksa shton: “Së shpejti”.

Për të shkuar në ‘Eurovision 2024’, Luizi duhet të marrë pjesë në festivalin e Këngës në RTSH në dhjetor.