LifeStyle

Të përbashkëtat e njerëzve që jetojnë më gjatë

Jetëgjatësia mesatare është rreth 72 vjet. Kjo sigurisht do të thotë se disa njerëz në botë statistikisht do të jetojnë më gjatë se të tjerët.

Pesë vende, në veçanti, hyjnë në kategorinë e jetëgjatësisë. Këto vende janë cilësuar si ‘zona blu’ dhe njerëzit që kanë fatin të jetojnë atje shpesh jetojnë deri në 100 vjet.

Këto zona përfshihen në rajonet e Japonisë, Kosta Rikës, Italisë, Greqisë dhe Kalifornisë. Në mesin e tyre janë përfshijnë Loma Linda në Kaliforni; Ikaria në Greqi; Okinaëa në Japoni; Sardenja në Itali e Nicoya në Kosta Rika.

Sipas autorit Dan Buettner, i cili nisi idenë e ‘zonave blu’, banorët e atyre zonave ndajnë disa tipare të përbashkëta jetësore.

Hanë më pak mish dhe më shumë karbohidrate

Njerëzit në këto zona hanë shumë pak mish. Në vend të kësaj, ata jetojnë në një dietë të mbushur me karbohidrate dhe perime, duke përfshirë fasule, arra dhe perime kryqëzuese si brokoli dhe lakra.

Dieta në zonën blu është shumë e ngjashme me dietën e shëndetshme mesdhetare, e cila vitet e fundit është reklamuar nga nutricionistët si dieta më e shëndetshme.

Dieta mesdhetare përmban shumë ushqime që janë të mira për ju dhe pak ushqime të pasura me sheqer. Kjo dietë është vërtetuar se është e dobishme për zemrën, madje ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Lëvizin çdo 20 minuta

Të gjithë e dimë se ushtrimet janë të mira për ne, por shumë përpiqen të gjejnë kohën për të shkuar në palestër. Megjithatë, njerëzit që jetojnë në ‘zonat blu’ nuk shqetësohen me ushtrime rigoroze.

Në vend të kësaj, ata përfundojnë duke praktikuar lëvizjen natyrshëm duke përfunduar aktivitetet e përditshme, si kopshtaria. Studimet kanë zbuluar se veprime të tilla të vogla gjatë gjithë ditës mund të bëjnë shumë për fitnesin e përgjithshëm.

Një studim, i publikuar në vitin 2023, zbuloi se ngjitja shkallëve çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e të paktën nëntë llojeve të tumoreve.

Jetojnë me një qëllim

Nëse keni një arsye për t’u ngritur në mëngjes, mund të jetoni edhe më gjatë. Në Japoni e quajnë “ikigai” dhe në Kosta Rika është “plan de vida”. Të dyja përkthehen përafërsisht në “arsye për të jetuar”.

Të dy konceptet i ndihmojnë banorët të ndiejnë se ka një arsye për t’u ngritur dhe për t’i bërë gjërat çdo ditë.

Ndjenja e qëllimit është e lidhur me më pak goditje në tru dhe më pak sulme në zemër te njerëzit me sëmundje të zemrës – tregojnë studimet.

Pranojnë ndihmë nga miqtë dhe familja

Një problem i ndarë është një problem i përgjysmuar, siç thotë thënia e vjetër. Kjo është kryesisht mendësia e adoptuar në ‘zonën blu’ të Japonisë.

Njerëzit formojnë grupe shoqërore të quajtura “moai” për t’i ndihmuar ata të kalojnë uljet dhe ngritjet e jetës.

“Prindërit i grupojnë fëmijët e tyre në grupe prej pesë vetash dhe i dërgojnë gjatë jetës së bashku”, ka shpjeguar Dan Buettner.