ShowBizzz

Asnjë nga emrat e përfolur. Ja kush do e moderojë Për’puthen këtë sezon

Ka pasur shumë aludime lidhur me prezantuesen e “Për’puthen” këtë sezon. Por, emri është një surprizë pasi nuk bëhet fjalë për asnjë nga personazhet e lakuara.

Shumë emra janë diskutuar, shumë vajza të ekranit e kanë dëshiruar të jenë pjesë e programit të dashurisë. Fillimisht, muaj më parë, u aludua se ai do i besohej Efi Dhedhes, më pas u përfol edhe Kiara Tito.

Por, në fakt nuk është as njëra, as tjetra. Megi Pojani do të drejtojë sezonin e ri të “Për’puthen” në Top Channel. Lajmin e ka zbuluar sot “Top Albania Radio”.

“Prezantimi i Për’puthen është kthyer tashmë në një trampolinë të mirë për të bërë karrierë në Top Channel! E sa duket kjo e ka bërë këtë pozicion kaq shumë të kërkuar nga vajzat e ekranit dhe showbizit! Publiku këtë sezon ka qenë tifozi i shumë emrave, por si gjithmonë Top Channel suprizon dhe jam entuziaste që Megi Pojani do të prezantojë këtë sezon të pestë të Per’puthen!”- ka thënë autorja Olsa Muhameti.

Sezonin e kaluar Megi erdhi si moderatore e “Big Brother VIP Fan Club” teksa mbetet për tu parë kush do e mbajë atë pozicion këtë vit.