LifeStyle

Kjo grua pranon se mbetet shtatzënë çdo vit vetëm për të shmangur periodat o.O

Nëse mendoni se i keni parë të gjitha, mendoni përsëri, sepse ka një nënë në TikTok që thjesht mbetet shtatzënë për të shmangur periodat.

Influencuesja Chantel Schnider kohët e fundit publikoi një video ku zbuloi “trukun” e saj për të shmangur ciklin menstrual – thjesht duke mbetur shtatzënë.

“Kur ai të lë shtatzënë çdo vit, në mënyrë që të mos kesh nevojë të përballesh me periodat,” shkruan Schnider klipin e shkurtër, i cili ka mbi 4.5 milionë shikime në TikTok.

Aktualisht ajo është shtatzënë me fëmijën e tretë. Megjithatë, nuk ka gjasa që ky rrugëtim të ndalet, pasi ajo pretendon se dëshiron të bëjë afërsisht 10 fëmijë.

Videoja e saj u prit me reagime të ndryshme. “Më mirë duroj 7 ditë dhimbje, sesa 9 muaj dhimbje dhe vuajtje,” shkroi dikush.

Secili ka perceptimin e vet se si duket familja “ideale”. Megjithatë, lindja e vazhdueshme e fëmijëve mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për jetën e nënave, veçanërisht për ato që nuk i lënë vetes kohë për t’u rikuperuar midis shtatzënive.