LifeStyle

Si mund të gjejë lumturinë një grua tepër e ndjeshme në dashuri?

Në vend që të ikni nga vetja, pranoni zemrën tuaj të butë

Zemra e një gruaje tepër të ndjeshme është e butë dhe plot ndjenja, dhe ja si mund ta gjejë lumturinë në dashuri dhe në një marrëdhënie me një burrë krejtësisht të ndryshëm.

Jeni një grua tepër e ndjeshme? Nëse jeni e vetëdijshme për këtë, ne po ju japim disa udhëzime të thjeshta dhe të vlefshme në dashuri.

Një grua tepër e ndjeshme, për shkak të emocioneve të saj të forta, mund të ketë vështirësi në marrëdhënie, veçanërisht nëse (siç ndodh shpesh) mashkulli që tërhiqet nuk e ka këtë lloj ndjeshmërie. Kjo dinamikë ndodh shpesh. Dhe, derisa të gjeni një mënyrë funksionimi, lindin grindje, herë për shkak të pakënaqësisë së gruas, e herë për shkak të tij,

1. Kuptoni se çfarë do të thotë kjo

Kur edhe gjërat më të vogla ju prekin më shumë se të tjerët, ndërkohë ndjenjat tuaja janë më të forta, mbase jeni një person tepër i ndjeshëm. Ju mund të dokumentoni se si manifestohet dhe si mund të vini në kontakt me emocionet tuaja. Lidhuni me veten dhe mbani një ditar të emocioneve tuaja, për të parë se çfarë ndikon më shumë te ju.

2. Pranoni ndjeshmërinë tuaj

Nëse e gjykoni veten se jeni një grua tepër e ndjeshme, mos e bëni këtë! Pranoni mënyrën tuaj dhe jini e lumtur që i jetoni emocionet tuaja intensivisht. Në të njëjtën kohë, është shumë e mundur që partneri juaj i jetës të mos jetë i ndjeshëm, por pragmatik.