ShowBizzz

Kristi poston videon me Luizin, nuk harron pa rikujtuar edhe Sabianin

Ditën e sotme Kristi ka ripostuar një video kur ai ishte pjesë e “Big Brother VIP”. Në videon në fjalë, ai shfaqet krah Luizit teksa këndon një këngë të Sabianit, “Tullaci”. Në atë kohë, Kristi sapo kishte nisur një romancë me vajzën e këngëtarit, Keisi Medini, dhe Luizi herë pas here i ngacmonte ata. Në pamjet e postuara në “Instastory” shfaqet gjithashtu edhe Sabiani dhe të gjithë po këndojnë e këndojnë.

Ndërkohë Kristi bashkëngjitur me videon në fjalë shkruan:

“Edhe pse ndonjëherë ishte absurde dhe e çuditshme – u argëtova shumë atje – si ky moment për shembull”.

Kujtojmë se lidhja e Kristit me Keisin përfundoi po brenda shtëpisë së BB VIP.