LifeStyle

10 simptoma të hershme që tregojnë se vuani nga veshkat

Veshkat janë organe që ndihmojnë trupin tonë të heq ujërat dhe mbeturinat e tepërta. Ata normalisht filtrojnë gjakun dhe krijojnë urinë. Përveç kësaj, veshkat ruajnë balancën e mineraleve në trup, prodhojnë hormone dhe luajnë rol të rëndësishëm në rregullimin e presionit të gjakut.

Nëse këto dy organe dëmtohen, trupi humbet aftësinë për të hequr agjentët e dëmshëm dhe lëngjet shtesë. Në shumicën e rasteve veshkat humbasin funksionin e tyre gradualisht.

Kjo quhet sëmundje kronike e veshkave. Sot, do ju tregojmë disa simptoma pothuajse të padukshme që sinjalizojnë sëmundjen e veshkave.

1. Lodhja

Lodhja e vazhdueshme pa shkak dhe vështirësitë e përqendrimit mund të jenë rezultat i akumulimit të toksinave. Përveç kësaj, mosfunksionimi i veshkave shpesh çon shpesh në anemi.

2. Urinim i shpeshtë

Nevoja e shpeshtë për të urinuar mund të tregojë se keni probleme me funksionimin e veshkave.

3. Vështirësi në fjetje

Nëse trupi juaj nuk pastrohet nga toksina që ka në gjak, mund të keni vështirësi të flini gjumë.

4. Fryrje e syve

Kur ju keni të dëmtuar veshkat fillon nxjerrja e një sasie jonormale të proteinave, duke shkaktuar mbajtjen e lëngjeve dhe sytë e fryra.

5. Lëkurë e thatë

Mosbalancimi i mineraleve dhe i lëngjeve, mund ta bëjë lëkurën e thatë dhe të kruar.

6. Urinë me gjak

Nëse filtri natyror i veshkave nuk funksionon si duhet, qelizat e gjakut tentojnë të rrjedhin në urinë. Jini të vetëdijshëm se aditivët e përgjakshëm janë shenjë e gurëve në veshkave.

7. Këmbë të fryra

Humbja e funksionimit të veshkave çon në mbajtjen e natriumit dhe lëngjeve, duke bërë që këmbët tuaja të fryhen, sidomos në mëngjes.

8. Dhimbje muskujsh

Mosbalancimi i kalciumit dhe fosforit shpesh çon në dhimbje të muskujve

9. Ulje oreksi

Sëmundja kronike e veshkave çon në humbje të oreksit.

10. Urina e shkumëzuar

Largimi i tepërt i proteinave zakonisht bën që urina juaj të jetë e shkumëzuar.