Lajme

Dezertoi në Ukrainë, piloti rus apel kolegëve: Këtu s’ka nazistë, mos u bëni kriminelë lufte

Piloti rus 28 vjeçar Maksim Kuzimov ka dezertuar nga radhët e ushtrisë pushtuese ruse për t’u dorëzuar tek ukrainasit. Ai kishte një thirrje për kolegët në frontin tjetër tashmë.

“Më vjen keq për gjithçka që po ndodh, për vdekjen, lotët dhe gjakun… Nuk ka as nazistë, as fashistë në Ukrainë. Ata rusë që nuk duan të bëhen kriminelë lufte, ju lutem, dorëzohuni! Dezertoni dhe mbroni nderin dhe ndërgjegjen tuaj. Luftoni kundër regjimit të presidentit Vladimir Putin!”, ka thënë piloti rus Maksim Kuzimov.

Ukraina ka një listë zyrtare shpërblimesh për ushtarët rusë që dezertojnë me pajisje ushtarake si avionë dhe armë të rënda. Për një tank rus , shpërblimi është 100,000 dollarë. Ndërkohë, Kuzimovi që dezertoi me gjithë helikopter ushtarak do të marrë 500 mijë dollarë shpërblim.

Ndërkohë, këtë të mërkurë, ka mbërritur në Kiev kryediplomati amerikan Antoni Blinken për të shprehur mbështetjen e palëkundur amerikane për Ukrainën.

Në Rusi ka nisur viti i ri shkollor. Britanikët njoftojnë se rusët kanë futur në programet shkollore trajnimin ushtarak. Sipas tyre, studentët do të mësojnë të luftojnë me kallashnikovë, përdorimin e granatave të dorës, ndihmën e parë në fushën e betejës dhe pilotimin e dronëve. Po ashtu, britanikët kanë njoftuar përcaktimin e Vagnerarve si organizatë “terroriste”.

Ndërsa Moska kërkon më shumë armë nga Peniani, amerikanët kanë reaguar. Koreja e Veriut do të ketë kosto nëse furnizon Rusinë me armatim, tha Shtëpia e Bardhë.