ShowBizzz

“Ardiana Broderie” në Zvicër, biznesi i shqiptares që qendisë logo në mënyrë speciale

Ardiana Ahmeti është një nga femrat shqiptare në Diasporë, të cilat kanë vendosur ta vënë vetën në lëvizje, të realizohen profesionalisht, edhe pse jetojnë prej kohësh larg vendlindjes.

 

Ardiana, e lindur dhe e rritur në Gjakovë, që në moshën 16 vjeçare ka punuar me makinë qepëse dhe qëndisje.

TS Poll - Loading poll ...

Pas marteses dhe shkruarjes në Zvicër në vitin 2003, për të nisi një jetë e re.

Obligimet familjare, rritja e tre fëmijëve, e mbajtën larg punës dhe angazhimit profesional, por prej një viti kjo zonjë duar artë i është riktnyer sërish zanatit të vjetër, ama këtë herë në një mënyrë të re.

Ardiana, tashmë ka biznesin e saj privat që quhet “Ardiana Broderie”, ku përmes makinerisë profesionale e moderne, bënë qëndisjen e logove speciale për firma e biznese të ndryshme.

 

“Ardiana Broderie” bënë qendisjen profesionale në këmisha, bluze të bebeve, peshqira, e materiale të ndryshme.

Ardiana Ahmeti jeton dhe vepron në St.Maurice të Zvicres, thotë se është shumë e lumtur që tashmë ka biznesin e saj, të cilin e ka trashëguar nga nëna.

Këto janë punimet e mrekullueshme të Ardianes, me të cilen mund të kontaktoni për porosi në këtë faqe në Instagram.