Nëse udhëtoni me makinë me fëmijën tuaj të vogël duhet të siguroheni që kushtet e tij për të fjetur të jenë sa më të rehatshme e të sigurta. Stoli i tij i posaçëm në makinë siguron gjumë të rehatshëm dhe kushte të mira sigurie, por gjithsesi duhet të keni parasysh disa këshilla.
– Nëse fëmija është i porsalindur mos e lini të flejë më shumë se 90 minuta pa ndërprerje, sepse pozicioni i tij mund të ndikojë në frymëmarrje.
-Nëse në fund të udhëtimit fëmija është ende në gjumë, duhet ta hiqni me shumë kujdes nga sedilja e tij e ta kaloni direkt në koshin ose karrocën ku e mbani.
-Nëse doni ta hiqni fëmijën bashkë me sediljen sigurohuni që i vogli juaj është lidhur mirë.
-Kontrolloni herë pas herë temperaturën e fëmijës suaj. Nuk duhet të jenë asnjëherë shumë të nxehtë pavarësisht stinës.
-Nëse udhëtimi do të jetë i gjatë zgjojeni fëmijën herë pas here, ndërrrojeni dhe nxirreni për të marrë ajër. Fëmija nuk duhet të rrijë në të njëjtin pozicion i shtrirë për shumë kohë.
-Mos e lini asnjëherë fëmijën të flejë në makinë pa e kontrolluar. Siguroheni që gjatë gjithë kohës t’i hidhni një sy. Nëse udhëtoni vetëm dhe jeni ju në timon, mund të instaloni një pasqyrë të përshtatshme që ta shihni fëmijën tuaj që ndodhet pas.
-Përpiquni të merrni sa më shumë infromacion rreth parandalimit të sindromës së vdekjes së parakoshme të fëmijëve, si edhe të krijoni një mjedis të sigurtë për gjumin e fëmijës suaj.