Al Pacino dhe Noor Alfallah thuhet se janë ndarë tre muaj pas lindjes së djalit të tyre, Roman.
Çifti kanë ndezur spekulimet se i kanë dhënë fund romancës së tyre pasi Noor, 29 vjeçare, kërkoi kujdestarinë e plotë fizike të fëmijës së tyre, sipas dokumenteve ligjore nga The Blast.
Alfallah gjithashtu kërkoi kujdestarinë e përbashkët ligjore me yllin e “Scarface”, gjë që e lejon atë të përfshihet në vendime të mëdha si shkollimi.
Fillimisht besohej se dyshja ishin ndarë, por ata janë ende bashkë, ka konfirmuar një përfaqësues i ikonës së Hollywoodit.
“Al dhe Noor kanë punuar me sukses së bashku dhe kanë arritur marrëveshje reciproke në lidhje me fëmijën e tyre, Roman”, tha një përfaqësues për Page Six.
“Ata janë ende bashkë”, ka thënë më tej ai.
Në dokumentet – të cilat u depozituan në Kaliforni – Noor ka rënë dakord t’i japë Alit kujdestarinë ligjore të përbashkët të Romanit, gjë që do ta lejonte atë të ndihmonte në marrjen e vendimeve për çështje të tilla si trajtimi mjekësor, arsimi dhe feja.
Aktori i “The Godfather” mirëpriti fëmijën e tij të katërt – dhe të parin me Noor – më 6 qershor, me Roman që lindi në Spitalin Cedar’s Sinai në Los Angeles.