ShowBizzz

U shkel ligji, anulohet konkursi për të drejtorin Agjencisë për Pajisje Medicinale

Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), e ka anuluar konkursin për Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicionale.

Në vendimin e MPB-së për anulim thuhet se pas ka bërë njoftimin e kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozitë në kuadër të fazës së verifikimit paraprak të brendshëm, kur është shpallur procedura e pranimit të jashtëm,nuk është përfshirë rregulla enjohjës dhe mënyrës së dëshmisë për përvojën e punës në sektorin privat.

“Më satkësisht pika 7 e konkursit, përmbanë rregullat për njohjën dhe mënyrën e dëshmisë së përvojës së punës në institucione publike në OJQ dhe përvojës së punës jashtë shtetit por nuk përmbanë rregullat për përvojën e punës së fituar në sektorin apo subjektin privat, të fituar të territorit të Republikës së Kosovës ashtu sikurse përcaktohet/rregullohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin e aplikueshëm”, thuhet ndër të tjera në këtë vendim.

DMZP, duke vlerësuar se kz lëshim mund të ketë shkaktuar pasoja në keqinformimin apo vënien në lajthitje të palëve , me qëllim të rivendosjes së ligjshmërisë, duke qenë se asnjëra palë që tashmë ka marrë pjesë në procedurë nuk ka përfituar statusin e palës me përfitim të ligjshëm në proces, ka vendosur që të anulojë sipas detyzrës yzrtare këtë procedurë dhe të njoftohë rishpalljen e menjëhershe me përfshirjen përmbajtësore të kritereve për përvojë e punës sikurse u sqarua më lartë.