Aktori i njohur, Johnny Depp është rikthyer si imazhi i aromës Dior Sauvage. 60-vjeçari u shfaq në klipin e ri promovues të titulluar ‘The Call Of The Blazing Sun’ ku ka folur për shqiponjat, qiellin, drutë e thatë dhe erën e ftohtë.
Ylli i Hollivudit thuhet se është paguar 20 milionë dollarë për të rinovuar kontratën e tij me shtëpinë franceze në fillim të këtij viti.
Depp u bë fillimisht fytyra e aromës së meshkujve në vitin 2015 dhe vazhdoi të punojë me shtëpinë luksoze të modës mes problemeve të tij ligjore me Amber Heard, e cila e akuzoi atë për abuzim fizik dhe sulm seksual. Dior i qëndroi pranë aktorit gjatë gjithë gjyqit mes tij dhe Heard vitin e kaluar.
Në fakt, shitjet me pakicë të kolonjës u rritën gjatë dhe pasi Depp fitoi çështjen gjyqësore në qershor 2022.Publikimi tha se kolonja e Depp ishte ndër parfumet më të shitura në internet vitin e kaluar.
Depp mund të ketë arritur marrëveshjen më të madhe të aromave për meshkuj në histori.