ShowBizzz

Marc Anthony nderohet me një yll në “Walk of Fame”

Marc Anthony u nderua me yllin e tij në Hollywood Walk of Fame dhe mbërriti në ceremoni i shoqëruar nga njerëz të veçantë, dy nga shtatë fëmijët e tij.

View this post on Instagram

A post shared by Marc Anthony (@marcanthony)

Superylli latin ka pozuar për fotografët me gruan e tij, Nadia Ferrara, dhe dy djemtë e tij, Ryan, 19 vjeç dhe Cristian, 22 vjeç.

Marc Anthony mirëpriti së fundmi fëmijën e tij të parë me gruan Nadia Ferreira dhe është gjithashtu baba i binjakëve 14-vjeçarë Max dhe Emme me ish-bashkëshorten Jennifer Lopez. Anthony ndan djemtë Ryan Adrian dhe Cristian Marcus me ish Dayanara Torres, si dhe Chase, 27, dhe Ariana, 28, me Debbie Rosado.

View this post on Instagram

A post shared by People Magazine (@people)

Krahas dy djemve të tij, pranë yllit në këtë ditë të veçantë ishte edhe miku i tij shumë i mirë, David Beckham.

Ndërkohë, Nadia Ferreira Muñiz nuk ka mundur ta fshehë krenarinë për këtë moment të rëndësishëm të bashkëshortit të saj, e cila ka bërë një postim të butë në llogarinë e saj në Instagram./abcnews.al

View this post on Instagram

A post shared by Nadia Ferreira Muñiz (@nadiaferreira)