Lajme

Çfarë i bëri bashkë? Sylvester Stalone takohet me Papa Françeskun në Vatikan

Aktori hollivudian, Sylvester Stalone u prit sot në Vatikan nga Papa Fraçesku. Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë, e cila raportoi takimin mes Papës dhe aktorit të famshëm.

Stallone kishte mbërritur në Itali më 6 shtator së bashku me familjen e tij, bashkëshorten, vajzat, si dhe me vëllain e tij Frank, një muzikant i njohur në SHBA.

Të dy vëllezërit morën titullin “Qytetar nderi” në Gioia del Colle, Pulia, vendlindja e babait të tyre. Aktori dhe njëkohësisht regjisori Stallone firmosi një palë doreza boksi, të cilat do të shiten në ankand, për të financuar një projekt bamirësie.